LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Janë mbytur 21 persona në plazhet tona, bregdeti ynë nuk ka shtet

Berisha: Janë mbytur 21 persona në plazhet tona, bregdeti ynë nuk ka shtet

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si njeriun më të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e vërtetë të tragjedive që kanë ndodhur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare.

Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook, se si asnjëherë më parë, në detrat e vendit janë mbytur plot 21 persona, ndërsa qeveria nuk është e aftë të garantojë as minimumin e ndihmës apo shërbimit të shpëtimit.


Ish kryeministri jep një shifër alarmante kur shkruan se në bregdetin shqiptar janë mbytur katër herë më shumë pushues se në mbarë Evropën.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Ne Shqiperi, kete sezon turistik u mbyten pushues 4 here me shume se ne mbare Europen!

Te dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhes te nje pushuesi ne Velipoje, mbytja e trete kjo ne pese ditet e fundit ne brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-te e ketij sezoni turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, sikur te ishin brigjet e askujt.

Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje.

Duke shprehur ngushellimet familjes se viktimes se radhes dhe familjeve te te gjitha viktimave qe u mbyteb kete vere pa patur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi, denoj si te papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ekziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona! sb” (sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori