LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Koalicioni PDK-AAK-Nisma synon një rritje ekonomike prej 8%

Beqaj: Koalicioni PDK-AAK-Nisma synon një rritje ekonomike prej 8%
-->

Koordinator i programit ekonomik në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj, ka thënë se programi ekonomik i koalicionit PDK-AAK-Nisma do të ketë synim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Beqaj në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se në kuadër të këtij programi prioritete do të jenë: ekonomia, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bujqësia, shëndetësia, arsimi dhe edukimi si dhe çështjet e shtetit ligjor, vendosja e rendit dhe ligjit.

Ai ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon një rritje ekonomike prej tetë përqindësh.

Beqaj e ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa për mungesë të vendimmarrjes.

“Në Qeverinë Mustafa kemi parë një status quo, një mosveprim. Vendimi më i madh që është marrë në kohën e Qeverisë Mustafa është rritja e TVSh-së nga 16 në 18 %, i cili e ka dëmtuar qytetarin”, është shprehur Beqaj, duke shtuar se koalicionit PDK-AAK-Nisma nuk do t’i mungojë vendimmarrja.