LAJMI I FUNDIT:

Benzema e quan Mbappen fenomen, por e ka një porosi për të

Benzema e quan Mbappen fenomen, por e ka një porosi për të

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka quajtur sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe një fenomen, teksa thotë se është herët për të që të mendojë për një transferim.

Mbappe ka qenë sensacional këtë sezon për Monacon duke qenë udhëheqës i ekipit.

18 vjeçari po spekulohet për një kalim te Manchester United, por për këtë Benzema i porosit atij që të mos nxitohet.

“Më është thënë se ai është fenomen, lojtar shumë i mirë”.

“Sinqerisht, unë ende nuk e kam takuar atë. Ai është një lojtar i ri”.

“Futbolli është i vështirë, sidomos në klubet e mëdha. Unë në moshën 21 vjeçare erdha te Real Madridi. Unë tashmë kam bërë shumë gjëra te Lyoni, por kur erdha këtu më është dhënë një shuplakë në fytyrë”.

“Viti im i parë ishte i vështirë. Je larg nga familja, nuk është njëjtë”.

“Nuk mendoj se ai duhet të largohet shumë shpejt. Gjërat po shkojnë mirë, por në ditën që gjërat do të shkojnë më keq do të jetë më problem. Ai është 18 vjeç dhe si mund ta menaxhojë nëse nuk shkon mirë? Kur njerëzit nuk flasin mirë për ty, kur të vënë nën presion?”, deklaroi Benzema. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori