LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Ende mund të fitoj trofe me Chelsean

Benitez: Ende mund të fitoj trofe me Chelsean

Menaxheri i përkhshëm i Chelseat, Rafa Benitez, është i bindur se skuadra e tij është mjaft e fuqishme për të fituar trofe në vitet në vazhdim dhe se ai mund ta udhëheqë atë drejt sukseseve.

“Mendoj se ky grup i lojtarëve ka potencial shumë, shumë të madh. Kjo është edhe më e qartë tash në kokën time se kur arrita. Mundësia e tyre për t’u zhvilluar është edhe më e madhe se sa kam menduar”.

“Mesatarja e moshës së skuadrës është e mirë. Potenciali është këtu dhe grupi i lojtarëve dëshiron të mësojë. Ata janë profesionistë shumë të mirë dhe ata punojnë fuqishëm dhe ata janë të etur të mësojnë dhe për mua kjo është një avantazh i madh”.


“Disa prej tyre kanë nevojë për më shumë vetëbesim dhe disa për më shumë përvojë në Ligën Premier. Ata mund të garojnë tash, por ata mund të bëhen edhe më të mirë”.

“Realiteti është se ne jemi një ekip në transicion. Prioritet është të përfundojmë në top katërsh ose top tresh. Dhe pas kësaj, ne kemi dy ose më shumë trofe për të cilat mund të luftojmë me Kupën FA dhe Ligën e Evropës”, ka thënë spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori