LAJMI I FUNDIT:

Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Bëni këto ushtrime të syve për ta përmirësuar shikimin

Në epokën e sotme digjitale, shëndeti i syve është në rrezik, duke çuar në rritjen e problemeve me shikimin. Ushtrimet që mund t’i bëni kohë pas kohe ndikojnë për të pasur sy të shëndetshëm. Në fund, bëni përpjekje të flini aq sa duhet

Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon jashtëzakonisht shumë për ta mirëmbajtur shikimin e mirë.


Më poshtë Telegrafi ju sjellë disa ushtrime të syve, të cilat nuk do t’ju marrin shumë kohë, e gjithashtu janë shumë të lehta për t’u bërë:

– Mbyllni sytë për dy minuta – ky ushtrim ndihmon për rregullimin e qarkullimit të gjakut brenda syve.

Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Fillojani nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rritë qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

– Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë.

– Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

Bëni këto ushtrime për sy tre minuta në ditë dhe do të keni shikim si të skifterit
Lexo po ashtu Bëni këto ushtrime për sy tre minuta në ditë dhe do të keni shikim si të skifterit

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori