0Shares

Vetëm 3 minuta në ditë mjaftojnë t’i ushtroni sytë tuaj dhe të përmirësoni shikimin apo të pengoni dobësimin e tyre.

1. Mbani kapakët e syve me gishta

Është dukuri normale në kohën e sotme të jeni të parregullt dhe që sytë shpesh t’ju lodhen. Prandaj, bëjeni këtë ushtrim dhe për vetëm një minutë do t’i pushoni muskujt e syve, transmeton Telegrafi.

– Mbyllni sytë dhe vini nga një gisht në vendet ku kapakët bashkohen.

– Përsëriteni këtë proces 5 deri në 10 herë.

1

2. Kryqëzoni sytë

Merrni ndonjë objekt, për shembull lapsin, vendoseni në largësi të gjatësisë së dorës suaj, saktësisht midis syve dhe afrojeni ngadalë deri te hunda.

– Gjithë kohës fokusojeni lapsin.

– Pasi që pothuajse të keni prekur hundën, sërish ngadalë largojeni deri në gjatësinë e dorës

2

3. Ndërrojeni fokusin

Me këtë ushtrim do të bëni që bebëzat e syve të zgjerohen dhe të mblidhen, gjë që ka efekte pozitive të shumëfishta për shikimin tuaj.

– Zgjidhni një objekt i cili është i larguar nga ju rreth 10 metra, edhe një objekt tjetër i cili është larg nga ju rreth 3 metra dhe shtrijeni gishtin e madh të dorës pra vetes në largësi të dorës.

– Ndërrojeni fokusin nga gishti juaj drejt objektit të largësisë prej 3 metrave, pastaj drejt atij në largësinë prej 10 metrave. Mbajeni fokusin për disa minuta.

– Përsëriteni tërë ciklin 5 deri 10 herë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)