LAJMI I FUNDIT:

Bëni jogën një praktikë të rregullt në jetën tuaj

Bëni jogën një praktikë të rregullt në jetën tuaj

Joga është një nga praktikat më çliruese dhe energjike që kohët e fundit po merr një rëndësi më të madhe në rutinën e njerëzve. Një rëndësi të merituar në fakt.

Joga i sjell shumë dobi trupit të njeriut, çliron dhimbjet dhe qetëson mendjen.

1. Ura me kurriz poshtë
Ky është një pozicion shumë i mirë për të shpëtuar nga dhimbja e shpinës në terma afatgjatë. Duhet të përpiqeni të afroni sa më shumë këmbët me pjesën e krahëve. Por duhet ta bëni çdo ditë nga pak, që trupi juaj të pranojë elasticitetin.

2. Uttanasana
Ky është një pozicion për të qetësuar trurin dhe lehtësimin e stresit. Një përkulje më e madhe përpara nxit më shumë rrjedhjen e gjakut në tru, stimulon mëlçinë dhe veshkat dhe çliron tensionin. Kapini flokët bisht, sipër në mënyrë që mos t’ju pengojnë. Relaksimi në këtë pozicion është çelësi.

3. Kobra
Kobra është një pozicion mjaft i lehtë. Mjafton të shtriheni me barkë e me anë të krahëve të tentoni të shtyni pjesën e sipërme të trupit, pa lëvizur këmbët. Qafën duhet ta mbani sa më lart të mundeni. Ky pozicion rrit humorin, hap kraharorin dhe ndihmon në hapjen e rrugëve nga zemra në mushkëri, përmirëson qarkullimin dhe lehtëson ngurtësimin në pjesën fundore të shpinës.

4. Trekëndëshi (Utthita Trikonasana)
Ideal për ankthin, ky pozicion çliron stresin duke përcjellë një elasticitet në të gjithë trupin. Përmirëson tretjen dhe minimizon simptomat e ankthit dhe osteoporozës. Utthita Trikonasana forcon këmbët, kyçet, ijët dhe hap shpatullat së bashku me kraharorin.

5. Pozicioni i blerinës, për forcë dhe balancim
Balerina është e mirë për balancimin dhe ju duhen disa nerva për ta arritur. Ajo ju skalit elasticitetin, forcën dhe këmbënguljen.

6. Camel
E përshtatshme për hapjen e zemrës dhe shëndetin e shtyllës kurrizore. Për disa është shumë e vështirë, sepse shumica jonë kalojmë kohën të përkulur para kompjuterit. Ky pozicion është ideal për fitimin e energjive të reja dhe për shpinën.

7. Qëndrim me kokë dhe këmbë të lidhura
Gjeni një pikë që t’ju ndihmojë të ruani balancimin e më pas të vendosni këmbët si në ilustrim. Do të ndiheni energjetik nga gjaku që do të qarkullojë në kokë. Mbani bërryla tuaj larg nga veshët dhe shtypni në mënyrë të vendosur me parakrahë. Këto të fundit duhet të bëjnë gjithë punën (në vend të kokës ). Qëndro në këtë pozicion për 10 frymëmarrje ose për aq kohë sat ë ndiheni rehat.

8. Sirsasana
Këtë mund ta bëni çdo ditë edhe pse nuk arrini të shkoni çdo ditë në klasën e jogës. Gjatë këtij pozicioni edhe mund të meditoni. I përshtatshëm për dhimbjet në shpatulla, kyçe apo lodhjen e këmbëve, në këtë pozicion mundohuni që të çoni këmbët sa më lart të mundeni.

9. Peshku
Ky pozicion është gjithashtu i mirë për hapjen e kraharorit për të lehtësuar pasojat e qëndrimit në një tavolinë kompjuteri. Pretendoni se keni një peshë në zonën e barkut dhe tentoni të ngrini pjesën e kraharorit duke mbajtur këmbët e kryqëzuara.

10. Përthyerja
Përthyerja është ideale për qetësim, dhimbje kurrizi, energji dhe detoksikim. Përthyerja e tillë, duke kapur këmbët në mënyrë që ta kontrolloni më tepër, krijon qetësi, energjinë ‘yin’ të qarkullojë në sistem dhe stimulon qarkullimin e gjakut me anë të fërkimit që pësojnë organet si veshkat apo mëlçia. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori