LAJMI I FUNDIT:

Benevento synon dyshen Memushaj-Pavoletti

Benevento synon dyshen Memushaj-Pavoletti

Ekipi i inkuadruar sivjet në Serie, Benevento janë në negociata për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit, Leonardo Pavoletti dhe mesfushorin shqiptar të Pescarës, Ledian Memushaj.

Ky do të jetë sezoni i parë i Beneventos në ligën kryesore të futbollit italian, vetëm një vit pas fillimit të përvojës së tyre në Serie B.


Sipas Sky Sport Italia, skuadra nga Napoli është në bisedime me Pescaran për mesfushorin e tyre, reprezentuesin e Shqipërisë, Memushajn.

Pescara konfirmon ofertat për Memushajn
Lexo po ashtu Pescara konfirmon ofertat për Memushajn

Klubi Delfini do të ishte i gatshëm ta lironte atë në huazim me detyrim për të blerë në fund të sezonit, por Benevento përballet me konkurrencë serioze nga skuadra zvicerane, FC Sion.

Ndërkohë, gazeta Il Mattino sugjeron se Benevento i është afruar edhe Napolit për qendërsulmuesin Pavoletti.

Sulmuesi italian nënshkroi nga Genoa në janar për 18 milionë euro, por nuk bëri shumë ndikim në skuadrën nga Stadio San Paolo.

Udinese, Spal, Sassuolo dhe Hellas Verona janë gjithashtu të interesuara për një huazim të Pavolettit, por paga e tij po del të jetë problem. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori