LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi e falënderon ambasadoren Tejada për mbështetjen që i bën Zvicra Maqedonisë

Bekteshi e falënderon ambasadoren Tejada për mbështetjen që i bën Zvicra Maqedonisë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, realizoi takim pune me ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Sybille Suter Tejada, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në kumtesë, ministri Bekteshi gjatë takimit ka theksuar se Zvicra është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, edhe pse në tre vitet e fundit nuk është përfshirë në listën e top 20 vendeve që janë partnerë të fuqishëm tregtar të Maqedonisë, që është arsye më shumë për të punuar në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.


Bashkëpunimi tregtar midis Maqedonisë dhe Zvicrës zhvillohet mbi bazën e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të vitit 200, me të cilën produktet industriale nga Maqedonia eksportohen lirshëm, respektivisht pa doganë.

Bekteshi shprehu mirënjohjen për Ambasadën e Zvicrës dhe ambasadoren Tejada për mbështetjen përmes projekteve të cilat i realizohen në fushën e turizmit dhe të hotelerisë, që janë rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. /Telegrafi/