LAJMI I FUNDIT:

Bekim Haxhiu, Imet Rrahmanit: A po të qeshet, o ministër!

Bekim Haxhiu, Imet Rrahmanit: A po të qeshet, o ministër!

Zërat se mes partnerëve të koalicionit PDK-së dhe LDK-së ka filluar të ketë mospajtime, po e “vërtetojnë” edhe disa nga vetë deputetët e këtyre dy partive.

Ka qenë deputeti Bekim Haxhiu i cili ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmanit.


“Në promovimin e librit kushtuar fëmijëve me sëmundje malinje që trajtohen në QKUK, ministri Imet Rrahmani shihet i buzëqeshur në foto gjatë promovimit. Ministrit po i qeshet me vuajtjet dhe fatkeqësinë që përjetojnë këta fëmijë çdo ditë”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Postimi i plotë:

“Apo të qeshet, o minister!

Në promovimin e librit kushtuar fëmijëve me sëmundje malinje që trajtohen në QKUK, ministri Imet Rrahmani shihet i buzëqeshur në foto gjatë promovimit.
Ministrit po i qeshet me vuajtjet dhe fatkeqësinë që përjetojnë këta fëmijë çdo ditë. Ministrit po i qeshet kur dhjetra femijë presin shërim nga sëmundje të rënda malinje dhe Ministria që ai udhëheq nuk bënë asgjë për ta. Atij po i qeshet kur në sheshet e Kosovës dhjetëra qytetarë kërkojnë ndihma për shërimin e fëmijëve të tyre.
Ministër vetëdijësohu për realitetin që të rrethon”(sic.)/Telegrafi/

14680636_1294258330605662_2818998238580861274_n