LAJMI I FUNDIT:

Bëjeni vetë fundin i cili është hit absolut i këtij sezoni! (Video)

Bëjeni vetë fundin i cili është hit absolut i këtij sezoni! (Video)

Ndiqni njërin ndër trendët më interesantë të kësaj pranvere dhe nuk do të shpenzoni para, por as nuk do të keni nevojë për rrobaqepëse.

Në të vërtetë, fjala është për këmishën-fund dhe ju nevojitet vetëm një minutë që ta bëni, transmeton Telegrafi.

Sipas shumë blogisteve të modës, por edhe sipas modelisteve të pistave luksoze të modës, këtë sezon në modë është fundi i cili lidhet përpara dhe në mënyrë të parezistueshme rikujton këmishën.

Me këtë këmishë-fund edhe vetë mund të shëtisni! E gjitha që ju nevojitet është një këmishë e meshkujve, të cilën do ta vishni sikur vishni fundin, ndërkaq mëngët i lidhni përpara në formë kollareje.

Shikoni udhëzimin dhe mos u lodhni të bëni modele të ndryshme… Të gjata, me kollare në anë të ndryshme, ngjyra dhe dezenë të ndryshëm.

Në vijim shikojeni videon: