LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni gati: Pas vitheve jashtë, këto janë xhinset e radhës

Bëhuni gati: Pas vitheve jashtë, këto janë xhinset e radhës

Kur ende nuk ishim mësuar me idenë e xhinseve që ekspozojnë të pasmet, industria e modës na hedh një tjetër trend. Kësaj here bota e xhinseve vjen me një tjetër propozim: njëra këmbë jashtë.

E para që ka guxuar të prezantojë këtë trend është këngëtarja dhe aktorja amerikane Ryan Destiny e cila solli versionin e saj të xhinseve, ku tjetër veçse në festivalin muzikor Coachella.

Nuk dihet ende nëse kjo ka qenë një ide e vetë artistes apo nëse ndonjë shtëpi mode e ka nisur tashmë punën ‘për të prerë njërën këmbë’ në xhinset tona.