LAJMI I FUNDIT:

I bëhet thirrje qytetarëve të distancohen nga shit-blerja e votës

I bëhet thirrje qytetarëve të distancohen nga shit-blerja e votës

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në Shqipëri ka publikuar raportin e tretë të ndërmjetëm për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, ku thuhet se procesi zgjedhor për zgjedhjet e 25 qershorit shenjoi një precendet unikal të parregullsive në mbarëvajtje, edhe për përvojën e demokracisë shqiptare.

Sipas vëzhguesve vendorë, praktisht administrimi i procesit zgjedhor u krye në mënyrë diskrecionale nga institucionet përgjegjëse, kjo për shkak të prevalimit të kontekstit politik, gjë që nxori nga shtrati çdo metodologji të mundshme gjykimi të bazuar mbi argumente ligjore e standarde të përcaktuara.


Në këtë raport janë përmbledhur të gjitha mangësitë e procesit zgjedhor që do të mbahet nesër.

“Subjektet zgjedhore më së shumti nuk publikuan, publikuan me vonesë apo publikuan pjesshëm një Dokument të Plotë Elektoral në lidhje me premtimet dhe zotimet e tyre në një mandat të mundshëm katër vjeçar. Fushata Zgjedhore u dominua nga lidershipet partiake, duke lënë mënjanë argumentet, premtimet e matshme, platformat elektorale. Madje dhe kandidatët elektoralë mbetën në hijen e siglave elektorale. Përpjekjet qeveritare dhe ndërveprimi i zhvilluar nga grupi ministror Task Force shërbeu më së shumti në shmangien e rasteve flagrante të përdorimit të administratës publike. Megjithatë baza ligjore e ndjekur dhe transparenca e punës së Task Force ishin problematike”, thuhet në raport.

Në bazë të raportit, nisma ligjore e Vendimit të Këshillit të Ministrave për të nxitur një punë ndërinstituconale në adresim të problematikave të korrupsioni zgjedhor, është perspektiva më e mirë. Por, baza ligjore, marrja e përgjegjësive nga aktorët institucionalë, procedurialiteti i ndërveprimit dhe transparenca në punën e institucioneve ishin kritike.

“Ndonëse në dispozicion të qytetarëve kishte forma të ndryshme të denoncimit, qofshin të specializuara apo alternative, të mundësuar nga institucione të ndryshme, numri i denoncimeve ishte tejet i ulët. Kjo për shkak të mungëses së transparencës që sigurojnë këto forma dhe të procedurës ligjore të mangët që mbartin. Në fushatë nuk mungoi angazhimi i burimeve shtetërore dhe eksponentëve politikë veçanërisht atyre drejtues apo zyrtarë të pushtetit vendor. Veprimtaria financiare e subjekteve zgjedhore për këtë fushatë zgjedhore dyshohet të jetë e lartë. Akoma më shqetësuese janë kanalët financiarë të kësaj fushate, ku format e “fushatës hije” apo nga tretë janë sofistikuar edhe më”, thuhet me tutje.

Në raport janë dhënë edhe disa rekomandime, ku bëhet thirrje të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe mediatikë të respektojnë në çdo rrethanë ditën e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

“Partitë politike të përmbushin sa më parë detyrimin ligjor në plotësimin e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit. I bëhet thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë që të respektojnë me rigorozitet maksimal vullnetin e qytetarëve shqiptarë, si mbajtës të sovranitetit. I bëhet thirrje Forcave të Rendit të kryejnë në respektim të ligjit dhe me devotshmëri ruajtjen e rendit publik gjatë Ditës së Zgjedhjeve duke siguruar në rradhë të parë një situatë të qetë dhe të sigurt në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shprehin të lirë vullnetin e tyre. Ky proces zgjedhor duhe të jetë fundi dhe shembulli më i keq i një procesi zgjedhor ku vullneti politik qendron përtej ligjit në administrimin e procesit zgjedhor. I bëhet thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo formë demagogjie elektorale, intimidimi apo shit-blerje vote”, thuhet në raportin e vëzhguesve vendor të zgjedhjeve.

Po ashtu, i bëhet thirrje përkrahësve dhe militantëve partiakë të distancohen nga format e korrupsionit zgjedhor dhe të shmangin, dënojnë dhe distancohen ndaj çdo incidenti përgjatë Ditës së Zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori