LAJMI I FUNDIT:

Bebet janë në gjendje të gjykojnë dhe të zgjedhin probleme qysh në moshën dhjetëmuajshe

Bebet janë në gjendje të gjykojnë dhe të zgjedhin probleme qysh në moshën dhjetëmuajshe
shutterstock

Mos i leni sytë e hutuar t’ju mashtrojnë, sepse bebet janë më të zgjuara se që mendoni.

Hulumtimi i ri zbulon se bebet janë të arta të zgjedhin probleme sociale, që nga muaji i dhjetë.

Në një eksperiment me kukulla dhe pa fjalë, bebet kanë reaguar ndryshe, nga skenarët e ndryshme, që tregon se ata e kanë ditur cilat kukulla janë më dominonte.


Më herët është menduar, se fëmijët fillojnë të gjykojnë duke nisur nga mosha pesëvjeçare, por del se kjo nuk është e saktë, transmeton Telegrafi.

Në hulumtimin e bërë me tri kafshë, të cilat i marrin njëra tjetrës nga një kukull, shihet se ata kanë reaguar ndryshe.

Në rastet kur kafsha është sjellë mirë, fëmijët nën një vjeç, kanë pasur sjellje më të qeta.

Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur kur kafshët kanë bërë sjellje agresive.

Fëmijët janë përfshirë në sjellje më të vrazhda dhe kanë lëshuar zëra. /Telegrafi/