LAJMI I FUNDIT:

Bebet dëgjojnë

Bebet dëgjojnë

Pas lindjes shqisa e dëgjimit është tashmë në gjendje për të funksionuar. Foshnja interesohet për shprehjen e zërit. Përmbajtja e fjalëve është ende pa rëndësi për të. I foluri i ngadalshëm, i thjeshtëzuar, që përsëritet dhe me ton të fortë i përgjigjet aftësisë së foshnjës për të perceptuar dhe prandaj ai është kuptimplotë.

Për shumë vjet ekspertë me famë ishin të mendimit se të porsalindurit nuk dëgjojnë. Ky mendim u argumentua, ndër të tjera kështu: shqisa e dëgjimit nuk është pjekur dhe në veshin e mesit ka lëngje. Por nënat e dinin më mirë. Ato flisnin, prapëseprapë, me fëmijët e tyre. Ato e ndienin se fëmija ishte i interesuar ndaj zërit të tyre. Qysh prej disa vitesh e dinë edhe ekspertët. Pragu i dëgjimit është në ditët e para të jetës fare pak më i lartë sesa në moshë të rritur. Shqisa e dëgjimit në kohën e lindjes është e gatshme për të dëgjuar.

I porsalinduri është i interesuar ndaj zërit të njeriut që në orët e para të tij. Kur dëgjon një zë ai merr një shprehje fytyre të vëmendshme, lëviz më pak ose edhe më tepër dhe mundohet të formojë tone të ndara. Kur nëna i flet fëmijës anash në lartësinë e veshit, atëherë fëmija kthen sytë, sipas rastit edhe kokën, nga ajo.


I porsalinduri mund ta ndjekë zërin e nënës vetëm për një kohë të shkurtër. Ai lodhet shpejt dhe e largon kokën dhe vështrimin nga nëna. Ai ka nevojë për një çlodhje, para se të mund t’i kushtohet sërish i interesuar zërit të nënës. Asnjë stimulim tjetër akustik nuk është aq interesant për foshnjën se a zëri i njeriut. As zhurmat, as tonet apo tingujt, qofshin ato të shkruara nga vetë pena e Moxartit nuk mund ta tërheqin aq shumë vëmendjen e fëmijës sa zëri.

Një zë gruaje zgjon interesin e foshnjës më tepër sesa një zë burri. Përveç notave të larta të zërit, theksi ose aksenti dhe shprehja e zërit zgjojnë te fëmija një joshje të veçantë. Por përmbajtja e fjalëve nuk i intereson fare atij. Nëse ne përdorim fjalë apo tinguj dhe nëse ato kanë kuptim, kjo nuk ka rëndësi. Nuk është fjala ajo që i flet fëmijës, por zëri: ai e përshëndet dhe e qetëson atë. Ai mund të shprehë ndjenja me melodinë dhe me volumin e tij. Shumë shpejt, fëmija është në gjendje të bëjë dallimin ndërmjet një zëri të dashur dhe një zëri nervoz. Pas pak javësh ai është shumë më i interesuar ndaj një zëri të njohur sesa ndaj atij të huaj. Në moshën 2-3 muajshe, fëmija nis të shohë gojën e nënës dhe të vërejë me vëmendje lëvizjet e buzëve të saj kur flet me të.

Në muajt e parë të jetës foshnja mëson që shprehjen e zërit të nënës si dhe zhurma lë caktuara t’i lidhë me ngjarje që përsëriten në mënyrë t rregullt. Me kalimin e kohës ai mësohet edhe me fjalët që përdor nëna, për shembull kur mbush shishen e qumështit ose kur bën përgatitjet për banjën. Fëmija nuk i kushtohet vetëm një zëri ose një zhurme. Ai është në gjendje që të mos reagojë qëllimisht ndaj ngacmimeve akustike. Kjo aftësi për të mos reaguar ndaj ngacmimeve që të bezdisin është me rëndësi të veçantë për gjumin.Tingujt e parë
Pas muajit të parë të jetës, foshnja formon, gjithmonë e më shumë tinguj të ndryshëm, para së gjithash gugatje si për shembull a-a-a, oo-oo-oo ose guhr-guhr. Mbizotërojnë zanoret. ë muajin e tretë shtohen më tepër tingujt muzikorë si për shembull are-are ose agne-agne. Shfaqen bashkëtingëllimet e para. Kur foshnja është e kënaqur, ajo e shpreh kënaqësinë e jetës në muajin e parë dhe të dytë me klithma karakteristike. Në muajin e tretë të jetës ajo i zëvendëson klithmat, gjithmonë e më tepër me tinguj të gëzuar. Të shprehurit e tre muajve të parë të jetës i përket kësaj periudhe moshe dhe nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me tinguj: apo tonet shprehës që shfaqen në një periudhë të mëvonshme.

Foshnja gëzohet kur nëna, babai, vëllai apo motra përsërit tonet ose tingujt që bën ajo. Ka raste kur edhe ajo i imiton ata. Drejt fundit të muajit të tretë të jetës foshnja e përshëndet nënën kur ajo i afrohet me mërmëritje. Kur kërkon të tërheqë vëmendjen, ajo klith, tashmë. përherë e më pak dhe në vend të kësaj mundohet të tërheqë vëmendjen c prindërve, motrave e vëllezërve duke belbëzuar.

Foshnja nuk belbëzon vetëm kur ka dikë përballë vetes, por edhe kur është vetëm, për shembull në mëngjes pasi është zgjuar nga gjumi ose pa, i është ushqyer në karrigen e bebit. Ajo gugat dhe luan me tonet ose tingujt që nxjerr nga goja.

Gjuhën e bebes, po apo jo?
Gjatë ditës ka mundësi të panumërta për të biseduar pak me fëmijën: si për shembull gjatë dhënie së ushqimit, ndërrimit të pelenave, kur i bëjmë banjë ose kur e vëmë në gjumë.
Nënat dhe baballarët, por edhe të rriturit e huaj dhe fëmijë më të rritur marrin një shprehje karakteristike kur bisedojnë me foshnjën: ata rrisin tonin dhe përdorin shumë zanore. Ata zgjatin zërin, e ekzagjerojnë dhe e përsërisin, madje shpesh në mënyrë të shumëfishtë. Ata e ndiejnë se fëmija është më i vëmendshëm kur flasin me të në këtë mënyrë. Ky lloj komunikimi mëndeshës ne i përshtatemi aftësisë së kufizuar të fëmijës për të perceptuar. Ne ngadalësojmë kohën e të folurit, teprojmë ose ekzagjerojmë të shprehurit duke përsëritur atë që themi. Këtë përshtatje ne nuk e bëjmë vetëm nga ana gjuhësore, por me të gjithë sjelljen tonë. Ngadalësimi, teprimi dhe të përsëriturit karakterizojnë edhe vështrimin, mimikën dhe lëvizjet tona në marrëdhënie me foshnjën.

Koha e të qenit të vëmendshëm e të porsalindurit dhe foshnjës është ende e shkurtër. Të dëgjuarit është për ta një gjë që kërkon sforcim. Ata lodhen shpejt. Pas disa javësh prindërit e njohin aq mirë fëmijën e tyre sa që e ndiejnë kur është ai i gatshëm për të dëgjuar. Ata nuk e mbingarkojnë dhe pushojnë së foluri me të kur ai nuk është më i aftë të perceptojë.

Në moshën e hershme të foshnjave, zhvillimi gjuhësor është ende krejtësisht i ndërthurur me marrëdhëniet. Gjërat më qenësore për fëmijën janë të folurit me ndjenjë dhe marrëdhëniet. Të dëgjuarit dhe gugatjet bëjnë pjesë në lojën me këmbim rolesh ndërmjet foshnjës dhe personit të afërt. /Telegrafi/