0Shares

Reperi i njohur Ledri Vula ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “U harrum”.

Ashtu siç ishte pritur, kënga është kthyer menjëherë në hit duke rrëmbyer simpatinë e publikut që në orët e para të lansimit.
Por, duket se një shije të mirë projektet e Ledrit po arrijnë të lënë edhe tek kolegët e tij.

"U harrum" thotë Ledri Vula, reperi flet rreth këngës së re dhe projekteve për verën 2017 (Foto) "U harrum" thotë Ledri Vula, reperi flet rreth këngës së re dhe projekteve për verën 2017 (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila aktualisht është e angazhuar me pjesëmarrjen në spektaklin “YFSF”, ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram, ku shfaq këngën e reperit në YouTube.

“Ihaaa, na mbyte krejt Ledri Vula” (sic.), shkruan Beatrix në mbishkrimin e fotografisë, duke shprehur hapur simpatinë e saj për këngën më të re të reperit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)