LAJMI I FUNDIT:

Beatrisa Pista thotë se do të bëhet deputete për ta zbardhur vrasjen e vëllait

Beatrisa Pista thotë se do të bëhet deputete për ta zbardhur vrasjen e vëllait

Vendimin për të ndjekur rrugën e vëllait të saj, Beatrisa Pista, thotë se nuk e ka marrë për ta zëvendësuar Elvisin. “Ai është i pazëvendësueshëm, edhe në politikë”, ka deklaruar ajo.

Tri vite më parë, saktësisht në muajin qershor, njëri prej kandidatëve më seriozë për deputet të PDK-së për qytetin e Rahovecit kishte qenë Elvis Pista. Ende pa marrë fund i gjithë procesi zgjedhor, në rrethana misterioze, ai u vra duke dalë nga një restorant, natën vonë.

Pothuajse në përvjetorin e asaj ngjarjeje, tri vjet më vonë, garën për t’u bërë deputete e ka vazhduar motra e Elvisit, Beatrisa, gjithashtu nën shenjën e partisë së njëjtë.


Beatrisa vendosi të ndjekë rrugën e vëllait të ndjerë, duke u bërë pjesë e politikës. Elvisi ishte menaxher, biznesmen dhe politikan. Vrasja e tij mund të lidhej me çfarëdo gjëje, edhe me fushat ku ai vepronte. Ishte pikërisht politika, për çfarë ai po përmendej më shumë, sepse në qershorin e 2014-ës kur ai u vra, më datën 8 ishin mbajtur zgjedhjet ku Pista ishte kandidat i PDK-së.

Kandidatja e PDK-së për deputetë thotë se vendosi të garojë në zgjedhjet parlamentare sepse Rahoveci, vendi nga ajo vjen, nuk ka përfaqësim në nivel qendror.

“Vij nga një prej rajoneve më të diskriminuara në aspektin e zhvillimit në të gjitha sferat. Një rajon, i cili ka tash e disa vjet që nuk ka përfaqësim në institucionin më të lartë”, thotë Pista.

Përveç kësaj, arsye tjetër, e fortë e Beatrisës për të qenë pjesë e Kuvendit është edhe vrasja e vëllait të saj.

“Këtë e shoh si një mundësi më serioze për të ringritur çështjen e vrasjes së vëllait tim, i vrarë në mënyrë qyqare dhe shumë misterioze një javë pas zgjedhjeve të kaluara”, tha ajo për Gazetën Express.

Vendimin për të ndjekur rrugën e vëllait të saj, Beatrisa thotë se nuk është kurrsesi mënyrë e zëvendësimit të tij politik, sepse, për të Elvis Pista është i pazëvendësueshëm, edhe në politikë.

“Ai e ka vendin e vet, është i pazëvendësueshëm. Unë jam në politikë po ashtu që një kohë të gjatë dhe kam krijuar personalitetin tim në këtë sferë, duke qenë tri mandate radhazi asambliste. Kam rrugëtimin tim sa do i vështirë që është, nga se nuk do të arrij asnjëherë që të zëvendësoj vëllanë tim!”

Pista, në zgjedhjet e 2014-s kishte marrë mbi pesë mijë vota, duke qenë kështu kandidati më i votuar i qytetit të Rahovecit nga PDK-ja. Beatrisa thotë se pret përkrahje nga qyteti i saj, por këtë ta marrë për atë që ajo dëshiron të përfaqësojë.

“Do të jem zëri i fuqishëm që i ka munguar Rahovecit në Kuvend që nga paslufta. Dua që të votohem për këtë. Elvisi duhet të pushojë i qetë, dua të marr besimin njëjtë sikur ai – për kontributin që mund t’i japim Rahovecit dhe vendit tonë, jo për arsye tjera”, thotë kandidatja e PDK-së.

Beatrisa, për vrasjen e vëllait të saj tregon se i beson institucioneve të vendit, në drejtësinë e tij dhe pikërisht nga këto institucione pret edhe zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Motra e Elvis Pistës shpjegon se ka qenë gjithmonë pjesë e PDK-së edhe para se vëllai i saj të vritet dhe se kandidatura e saj në këto zgjedhje nga radhët e Partisë Demokratike nuk ka për shkak aktivitetin e vëllait të saj, apo vrasjen e tij.

“Për tri mandate kam qenë asambliste në kuvendin komunal të Rahovecit”, tregon motra e Elvis Pistës, e cila është pjesë e listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma për deputete.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori