0Shares

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri në fund të vitit.

Masa shihet si përpjekje për të luftuar evazionin tatimor dhe për të është rënë dakord në samitin e së mërkurës, në Bruksel. Zyrtarë të BE-së vlerësojnë se evazioni fiskal nga korporatat multinacionale dhe drejtuesit e pasur u kushton qeverive të Bashkimit Evropian 1 trilion euro në vit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se marrëveshja shënon një “zbulim të madh” në luftën kundër evazionit tatimor.

BE-ja ka thënë se politika do të finalizohet deri në fund të vitit, paralelisht me negociatat për çështjen e njëjtë në vendet si Zvicra dhe Lihtenshtajni, të cilat nuk janë anëtare të bllokut evropian. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)