LAJMI I FUNDIT:

BE lanson beta-portalin e saj për të dhëna të hapura

BE lanson beta-portalin e saj për të dhëna të hapura

Bashkimi Evropian ka publikuar të dhënat e saj të hapura të cilar prej tani do të jenë në dispozicion përmes portalit http://open-data.europa.eu.

Të dhënat e hapura të BE-së janë informacione të cilat mund të përdoren dhe të shpërndahen nga secili prej nesh, çoftë për qëllime akademike, edukimi ose raportimi individual ose institucional.

Në këtë rast, të dhënat e publikuara nga BE janë kryesisht të dhëna të cilat lidhen me shtyllat publike të operimit të unionit evropian.


Duke u frikësuar nga numri i madh i vizitave në faqe, Komisioni Evropian nuk dëshiron që shumë njerëz të dinë për këtë portal, derisa i njëjti është në versionin beta, ndërsa siç është thënë, versioni final i faqes do të publikohet në janar të 2013.

Portali i BE-së është rezultat i strategjisë së unionit për të dhëna të hapura, e cila është miratur në dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas KE-së, në muajt në vijim, secili shtet do ta ketë portalin e saj nacional, nga do të mblidhen sa më shumë të dhëna për vendet anëtare. / Telegrafi /