0Shares

Shefi i delegacionit të BE në Beograd, Vincent Degert ka deklaruar sot BE nuk kërkon nga Serbia ta njohë Kosovën dhe as që ka ndonjë kusht për anëtarësim, por pret normalizim marrëdhëniesh Beograd - Prishtinë, njoftojnë mediat e Beogradit.

Degert ka thënë se edhe Serbia e edhe Kosova e kanë të ardhmen në BE dhe se kontesti për statusin Kosovës nuk bën të jetë pengesë në rrugën e integrimeve evropiane.

"Për këtë arsye kërkojmë që me dialog të zgjidhet problemi dhe të gjenden zgjidhje për çështje praktike siç janë liria e lëvizjes, qarkullimi mallrave, siguria etj”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)