LAJMI I FUNDIT:

BDI e gatshme për zgjedhje, diaspora një nga prioritetet

BDI e gatshme për zgjedhje, diaspora një nga prioritetet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në shtabin e partisë në Reçicë të Vogël, mbajti mbledhje me përfaqësues të shtabit qendror dhe zgjedhor, si dhe me kryetarët e organeve tjera të partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas shefit të shtabit qendror, Bekim Neziri, BDI-ja edhe një herë tregon se është njëra ndër partitë më të organizuara dhe më të përgaditura për zgjedhjet.
“BDI-ja si parti më e madhe e bllokut shqiptar, do të fitojë numër më të madh votash dhe do të jetë në qeverinë e ardhëshme. Kemi 15 000 aktivistë të përgaditur t’i ndjekin udhëzimet e shtabit qendror dhe liderit Ahmeti”, deklaroi Bekim Neziri.


Për BDI-në këtë cikël zgjedhor, një ndër prioritetet e larta do të jenë edhe votuesit e diasporës./Telegrafi/