0Shares

Sidrita është shpallur ‘Miss Pavarësia 2012’ dhe për këtë thotë se është gjëja më e bukur në jetën e saj, por tashmë shpreson që në Big Brother të afirmohet.

Ajo ka lindur në Tiranë, kurse familja e saj përbëhet nga nëna, motra dhe një vëlla më i vogël, i cili quhet Skënderbe.

Konkurrentja e Big Brother që nuk e ka njohur dashurinë, asaj nuk i interesojnë "djemtë e bukur dhe bosh" Konkurrentja e Big Brother që nuk e ka njohur dashurinë, asaj nuk i interesojnë "djemtë e bukur dhe bosh"

Bukuroshja thotë se që e vogël ka qenë një vajzë mistrece, ndërsa pas lindjes së vëllait, ai ia ka marrë vëmendjen.

“Që e vogël kam qenë mistrece. Pas lindjes së vëllait në vitin 1997, i cili quhet Skënderbe, vëmendjen ma mori të gjithë ai”, ka theksuar Sidrita.

Për të, momenti më i vështirë në jetë ishte ndarja nga jeta e babait të saj. “Në vitin 2001 babai im u nda nga jeta. Mua nuk m’u dha mundësia që të kem kujtime me të dhe ta kisha pranë në çdo hap të jetës time. Më kanë munguar përqafimet, mbështetjet dhe këshillat e tij dhe të ndihesha si ajo vajza e vogël e babit”.

Ajo pohon se është në Big Brother për t’u afirmuar. “Unë dua të jem pjesë e Big Brother për të realizuar ëndrrën time, për të provuar këtë eksperiencë të re, e cila të ndodh njëherë në jetë. Unë pres një afirmim, domethënë që punët dhe eksperiencat e mija të shkojnë më tej”.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)