LAJMI I FUNDIT:

Bayerni bën ofertë zyrtare për Goretzkan

Bayerni bën ofertë zyrtare për Goretzkan
Festa e yllit të Schalkes tek goli i parë

Bayern Munich mund të mbetet pa mesfushorin kilian, Arturo Vidal.

Ish-anëtari i Juventusit ka pranuar transferimin te Interi dhe tani mbetet vetëm përgjigja pozitive e Bayernit.


Por Bayerni nuk po qëndron duarkryq pasi ka bërë ofertë për transferimin e Leon Goretzkas.

Sipas medieve gjermane, Bayern ka ofruar 35 milionë euro te Schalke për transferimin e mesfushorit të talentuar.

Goretzka ka shkëlqyer së fundmi me Gjermaninë në Kupën e Konfederatave.

Interesim për talentin gjerman ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai anglez Manchester United. /Telegrafi/