LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton në ‘Play-off’ kundër Pejës

Bashkimi fiton në ‘Play-off’ kundër Pejës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazën e ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit kanë triumfuar para shijuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër pejës me rezultat të thellë 116:87.

Portokallezinjtë treguan superioritet kundër skuadrës pejane, e cila ditë më parë i ka liruar pothuajse të gjithë basketbollistët më të mirë si pasoj e një krize financiare që ka kapluar ‘Shqiponja’, transmeton Telegrafi.

Qysh në çerekun e parë vendasit krijuan një epërsi të lartë prej 12 pikëve duke e përfunduar dhjetë minushtin e parë me rezultat 34:24.

Por, në çerekun e dytë pejanët shfaqën një ndeshje më të bukur dhe si rezultat i kësaj shkrin epërsinë e vendasve duke e mbyllur pjesën e dytë me disavantazh prej tre pikëve, 50:47.

Megjithatë, ‘Arpagjik’t’ shtrënguan radhët e veta dhe rikthyen avantazhin e lartë duke e përfunduar çerekun e tretë me rezultat 82:68.

Në periudhën e fundit, vendasit menaxhuan rezultatin dhe kështu triumfuan me rezultat 116:87.

Më i miri te Bashkimi ishte J.Black me 35 pikë ndërsa te mysafirët shkëlqeu Abramovic që realizoi 25 sosh.

Seria tash vazhdon në Karagaç të Pejës, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Ekipi që arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Off. Në rast se nuk zgjidhet fituesi pas dy ndeshjeve të radhës, atëherë seria në dy ndeshjet e fundit (të katërtën dhe të pestën) bartet në Sezai Surroi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori