LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi dhe Peja të shtunën me ‘roster’ të vjetër zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga vjeshta

Bashkimi dhe Peja të shtunën me ‘roster’ të vjetër zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga vjeshta

Bashkimi do të pret Pejën në një nga duelet më interesante të javës në Prizren.

Palestra “Rexhai Surroi” pritet të jetë e stërmbushur në duelin e të shtunës ku skuadra vendase ka nevojë për tifozët.


Kjo pasi që vendasit do të jenë të hendikepuar me shumë pak lojtarë në dispozicion, kjo pasi që ndeshja e shtyrë nga stinori vjeshtor zhvillohet tash dhe Bashkimi s’mund të llogarisë në përforcimet e bëra në janar.

Kështu, në shprehje pritet të vijnë lojtarët vendorë si Qëndrim Biraj, Arion Balluku dhe të tjerë, ndaj një Peje të fuqishme që do të ketë në dispozicion yje si Alban Veseli dhe Cameron Rundles.

Peja është favorite e madhe për këtë ndeshje, por nëse Bashkimi fiton këtë duel dhe duelin tjetër që pritet të zhvillohet i vlefshëm për këtë javë të stinorit pranveror, e që zhvillohet në mesjavë, atëherë prizrenasit shumë lehtë mund ta shohin veten në pozitën e parë në tabelë vetëm një javë pasi mezi mposhtën KB Rahovecin pas vazhdimeve.

Kjo javë pritet të jetë ndër javët vendimtare për pozitat tabelare në Superligë që ende mbesin të pa qarta duke parë që skuadra si Ylli dhe Rahoveci janë në gjendje të shkaktojnë befasi ndaj katërshes së madhe në secilin moment.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori