0Shares

Menaxheri i Bashkimit, Arlind Kaçaniku, ka bërë të ditur se krahas dy amerikanëve Johnson dhe Atoyebi që erdhën të premten, ekipit do t'i bashkohet edhe lituani Rokas Uzas, i cili pritet të arrijë sot në Prizren.

"Kemi marrëveshje deri në fund të edicionit. Besojmë se me sukses do t’i zëvendësojnë të huajt e larguar. Me këtë besoj se do ta kemi një ekip kompetitiv sikurse gjatë pjesës vjeshtore", ka thënë Kaçaniku për Kohen Ditore.

Johnson (193 cm) së fundi ka luajtur në Hungari, te skuadra Jaszberenyi, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Gjermani e Izreal. Atoyebi (203 cm) ishte pjesë e skuadrës spanjolle Melilla, kurse ka luajtur edhe në Lituani e Katar. Ndërsa lituani Uzas (202 cm) ka qenë pjesë e ekipit zviceran SAV Vacallo.

Gjithashtu Sigkos Bashkimi ka angazhuar edhe dy basketbollistët vendorë, Ardian Krasniqin e Kushtrim Hydën. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)