LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e berberit nga Kumanova shkruan letër që tronditë Maqedoninë

Bashkëshortja e berberit nga Kumanova shkruan letër që tronditë Maqedoninë

Bashkëshortja e Irfan Lutfiut, berberit nga Kumanova që po akuzohet për terrorizëm nga ana e policisë, ka shkruar një letër prekëse ku apelon të lirohet bashkëshorti i saj, për të cilin thotë se është i pafajshëm.

Mediat shqip në Maqedoni e kanë publikuar letrën e plotë të bashkëshortes së Irfan Lutfiu. Letra është shkruar me shumë gabime, mirëpo emocionet dhe gjendja e rëndë e familjes vërehet qartë.

Mirëmëngjesi të nderuar kudo qe e shihni un quhem Ekreme Lutfiu jam bashkëshortja e Irfan Lutfiut jam nënë e dy djemve, Drilonit 4 vjeçar dhe Limanit 1 vjeçar burri jem osht i burgosur nuk kom qenë në dijeni per asgje te gjith familjaret tan kishin qenë të burgosur o popull ku jeni burri im është me profesion berber shitoren e ka nështëpi krejt e njohin apeloj se jam shumë e shqetsume prej të shtunës unë nuk kam gjumë në sy as djali m’ka mar tremë kur e ka pa Irfanin në Tv k 5 i thojshin që është terrorist o tmerrr ku jeni o shqiptar ka shumë te burgosur nga familja ime te maltretuar gra e pleq fmi. Fqinjkët e mi po thojnë se shumë familje nuk dihen se ku janë si familja Seferi e shumë të tjerë unë jam një nënë apeloj te ngrihemi të gjithë së bashku në këmbë mos te biem ne grackat e sllavo- maqedonasve se krejt fajet i ka qaj kryeministri e politikanët pse s’po marrin masa unë njëherë mora lajm qe ma kan vra burrin dhe vjehrrin. ai pat mediumet sa polic ka pas krejt me blinda i kan frigu te gjith femit gra e pleq naj kan djegur shtepit o shka oj zi boll naj vrave gra fmi ju kisha apelu mos e jepni kombin ton edhe ata luftetar qe e flijuan jeten me ne boll shkau na ka vra un jom edhe mbes e deshmorit te 91 ajdin tahiri ma kan vra serbet boll mo me tortura krejt fajet i kan qeveritart ato po don mos me ju dal ne shesh se qka i kan be vllerzerve tan sopotasve vrasjes se pes fisht qe ei moren shqiptart. Bolll mo na keni torturu un nuk dorzona deri ne piken e fundit sat te lirohet burri im se osht i pa fajshem dhe familjart e mi lutfiu fejzulllau fqinjet e mi un dua te ngrihemi te gjith ne protest dhe un dote vi ne deklarat vetem te alsat se vetem atyre ju besoj ne te gjith jemi te pa fajshem mos na torturoni ju lutna se naj kan traumatizu fëmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori