LAJMI I FUNDIT:

Basha, shumë shpejt kuqezi

Basha, shumë shpejt kuqezi

Mesfushori kosovar i Torinos, Migjen Basha shumë shpjet mund të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare.

Basha me origjinë nga Suhareka, pas dy vitesh pritje, ka gjasa të mëdha që brenda pak javësh të bëhet pjesë e ekipit kuqezi. Qysh në kohën kur kombëtarja drejtohej nga kroati Josip Kuze, mesfushori i Torinos ishte i gatshëm që t’i bashkohej Shqipërisë, mirëpo FIFA ia kishte ndaluar këtë gjë, pasi që ai kishte luajtur më parë me Shpresat e Zvicrës.

Mirëpo, me iniciativën e teknikut italian Gianni De Biasi, Basha mund ta realizojë ëndrrën e tij. Trajneri dhe Federata Shqiptare e Futbollit, gjatë këtyre ditëve do të tentojnë sërish ta bindin FIFA-n që 25-vjeçari ka të drejtë të luajë me ekipin kuqezi.

“Pas ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri De Biasi më telefonoi dhe më kërkoi që ta angazhoja sërish avokatin tim që t’i drejtohet FIFA-s për rastin tim specifik”, ka thënë Basha për “Express”.

“Unë bisedova me avokatin dhe brenda këtyre ditëve do t’i drejtohemi FIFA-s. Gjithashtu FSHF-ja është duke e përgatitur një dokument që t’ia dëshmojë FIFA-s se kam të drejtë të luaj me Shqipërinë”, tha mesfushori kosovar.

Ai thotë se De Biasi llogarit në shërbimet e tij qysh në ndeshjen e ardhshme ndaj Norvegjisë, takim ky që luhet në muajin mars në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës “Brazili 2014”.

“Trajneri më tha që t’i drejtohemi sa më shpejt FIFA-s, në mënyrë që të jem i gatshëm për ndeshjen eliminatore kundër Norvegjisë, e cila luhet në mars”, ka theksuar Basha. /Kosovapress/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori