LAJMI I FUNDIT:

Basha: Pakt për qeveri teknike

Basha: Pakt për qeveri teknike

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka deklaruar në protestën e PD-së se opozita nuk ka frikë nga vettingu. Ai kërkoi një pakt për një qeveri me vullnet të mirë për zgjedhje të lira dhe korrigjim të shtatë ligjeve të reformës në drejtësi, e më pas të bëhet vettingu.

“Sot për këto institucione të reja të drejtësisë kjo maxhorancë që e ka frikë reformën në drejtësi propozon 29 kandidatë për 27 pozicione, pra nuk ka zgjedhje ka emërime. Edi Rama dhe Ilir Meta duan t’i emërojnë vetë në vend që t’i lnëë vendin më të mirëve, më të pakorruptuarve. A mund ta pranojmë këtë ne, a mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama? Kujt i shërben një drejtësi e kapur nga Edi Rama? Nuk mund ta pranojmë. Po nëse janë ata që nuk kanë frikë nga vettingu u them se menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe korrigjimit të 7 ligjeve, urdhëroni ta bëjmë vettingun e të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur”, deklaroi Basha.


Ai kërkoi që maxhoranca t’i hapë rrugë qeverisë teknike e të ndryshojë shtatë ligjet, atëherë opozita do të jetë aty. Në të kundërt, për Bashën kjo çështje do të zgjidhet me qytetarët. “Opozita vetëm sipas përcaktimeve evropiane të Kushtetutës së Shqipërisë, votës historike të 22 korrikut.

“Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë, nëse nuk tremben nga drejtësia le ti hapin rrugë qeverisë teknike e ti ndryshojmë 7 ligjet që i bën përshesh për të kapur drejtësinë edhe do na kenë aty. Nëse jo bashkë me qytetarët do e zgjidhim çështjen e zgjedhjve të lira dhe të drejtësisë së vërtetë për qytetarët shqiptarë”, përfundoi Basha.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha tha se “në sallën e Parlamentit fshihen mbi 19 kriminelë” dhe se, “Edi Rama është i lidhur familjarisht me klanet e kokainës”. “Rama është kryebandit dhe “serial killer” që ka në dorë ekzekutivin e vendit”, deklaroi Berisha.