Partia Demokratike (PD ka nisur një proces të hapur për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë.
KËTU mund, secili mund të propozojë kandidaturën e tij. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkroi në Facebook se ka ardhur koha që pushteti të kthehet te njerëzit dhe se partia e tij do t’i prijë këtij ndryshimi.
“Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër. Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben. Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje, por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazhe. Pas fasadave politikanët vazhduan t’i shërbejnë vetes, klientëve dhe miqve, ndërsa populli mbeti i harruar. Por sot, njerëzit po gjejnë forcën dhe po kërkojnë zgjidhje të reja, politikë të re dhe shpresa të reja. Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t’u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen. Si 26 vite më parë, Partia Demokratike do t’i prijë këtij ndryshimi që kërkon koha: kthimit të pushtetit tek njerëzit. Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit. Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste. Është vetëm hapi i parë i një kthese të madhe politike për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit do të përzgjidhen nga vetë populli në çdo hap të procesit. Kështu garantohet se pushteti të burojë vërtetë nga njerëzit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. E di që shumë prej jush me të drejtë jeni mosbesues apo dyshues. E di që shumë prej jush keni humbur shpresën. Por, ka vetëm një mënyrë për të rikthyer shpresën dhe besimin: ushtrimi i të drejtës për t’u vetëqeverisur. Ndaj përfshihuni në këtë proces duke propozuar kandidatin tuaj për deputet”, shkruan Basha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj