LAJMI I FUNDIT:

Basha: Forca e protestës është bashkimi

Basha: Forca e protestës është bashkimi

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha i ka kërkuar shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e nesërme të 18 shkurtit. Në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve shprehet se forca e protestës është bashkimi, kurajoja dhe ëndrrat për të ardhmen.

“Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerëz të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrës, fermerë dhe punëtorë”, shprehet Basha.


Ai thotë se nga protesta kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar, “ndaj dhe shpifin e gënjejnë për protestën”.

“Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj”, shprehet Basha.

“Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Lulzim Bashës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori