LAJMI I FUNDIT:

Basha flet për takimin me Trump: I tregova planin tonë ekonomik

Basha flet për takimin me Trump: I tregova planin tonë ekonomik

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha gjatë zhvillimit të fushatës elektorale, sot në Durrës theksoi se partia e parë fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë PD dhe opozita e bashkuar.

“Ne nuk do të bëjmë pazar, as me shpk-të as me tezgat. Po vjen ora e ndëshkimit. Rama flet për timonin, por vetëm timoni i ka ngelë Shqipërisë, shtet. Motorin e shkatërroi me gjithçka tjetër. Cili është motori i një vendi? Ekonomia. Ai e shkatërroi. Ka harxhuar miliarda euro për palma, zyra, makina luksi. 600 milionë euro i ka falë CEZ-it dhe për të mbushur gropën u rriti çmimin juve”, tha Basha.

Kurse gjatë takimit me qytetarë në Shijak, ai tha se në takim me me Presidentin e SHBA-vë, Donald Trump, u shpreh se e njohu Trumpin me planin për një ekonomi të fortë, që do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve.

“Si ia kalove në Amerikë?”, e pyeti një qytetare, ndërsa ai iu përgjigj se:

“Kalova jashtëzakonisht mirë, se fjalën jashtëzakonisht e përdorim vend e pa vend por kësaj radhe jashtëzakonisht mirë. E njoha zotin Trump me modelin tonë ekonomik, që i ngjan modelit të tij ekonomik” tha Basha.

Ai shtoi se nuk ndihesh i lodhur kur vjen nga një udhëtim me lajme të mira.