LAJMI I FUNDIT:

Basha: Bajram Rexhepi, njeri i veçantë dhe shqiptar i madh

Basha: Bajram Rexhepi, njeri i veçantë dhe shqiptar i madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, të cilin e vlerësoi si njeri të veçantë dhe shqiptar të madh.

“Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim. Kam pasur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin dhe mirësinë e tij”, tha Basha.