LAJMI I FUNDIT:

Baseli pas sulmuesit të talentuar shqiptar

Baseli pas sulmuesit të talentuar shqiptar

Dy vite më parë kampioni i Zvicrës, Basel e largoi Albian Ajetin në drejtim të skuadrës gjermane Augsburg.

Por Ajeti nuk zuri vend tek gjermanët dhe u rikthye në Zvicër tek St Gallen ku ka filluar shkëlqimin e tij.


Djaloshi nga Podujeva ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit zviceran.

Në 26 ndeshje të zhvilluara me fanellën e St Gallenit, Ajeti ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Kësisoj ish-skuadra e tij, Basel po e kërkon me ngulm që ta transferoj atë në St Jacob Park.

Mediat zvicerane kanë raportuar se kampionët e ri janë të gatshëm të paguajnë rreth tre milionë euro për Ajetin.

Kujtojmë që 20-vjeçari llogaritët ndër sulmuesit më të mirë në kampionatin zviceran, ndërsa ai në Basel pritet ta zëvendësojë afrikanin Seydou Doumbia i cili do të rikthehet në Romë pas huazimit një vjeçar. /Telegrafi/