LAJMI I FUNDIT:

Bartra mban premtimin, pasi e gjeti tifozen ‘guximtare’ ia dhuron edhe fanellën (Foto)

Bartra mban premtimin, pasi e gjeti tifozen ‘guximtare’ ia dhuron edhe fanellën (Foto)

Marc Bartra ka mbajtur premtimin e tij për t’ia dhuruar fanellën e tij një tifozeje të Borussia Dortmundit, e cila ishte e ulur në shkallët e stadiumin e rrethuar me tifozët e Schalkes gjatë Revierderby.

Borussia Dortmund dhe Schalke janë takuar në fundjavë mes vete në ndeshjen derbi të javës në Bundesliga, ku ndeshja përfundoi me barazimit 1-1.


Ndeshja u luajt në stadiumin e Schalkes, ku në shkallët e stadiumit dominonte ngjyra e kaltër nga tifozët vendas, por një tifoze e Dortmundit ka bërë xhiron e botës.

Bartra e kërkoi këtë tifoze trimëreshë, e gjen në rrjetet sociale - Lojtari i ka premtuar fanellën që luajti kundër Schalkes (Foto)
Lexo po ashtu Bartra e kërkoi këtë tifoze trimëreshë, e gjen në rrjetet sociale - Lojtari i ka premtuar fanellën që luajti kundër Schalkes (Foto)

Kjo pasi, tifozja e Dortmundit ishte e rrethuar nga tifozët vendas, dhe kjo i ka lënë përshtypje ish-mbrojtësit të Barcelonës, Bartra, i cili ka kërkuar ta gjejnë atë vajzë dhe ky t’ia dhuroj fanellën e ndeshjes.

Pas disa kërkimeve, gjetja u realizua me sukses dhe Bartra ka takuar sot(enjte) tifozen në qendrën e trajnimit të skuadrës milionere, aty ku ia ka dhuruar fanellën dhe ka falënderuar të gjithë që mundësuan gjetjen e saj.

“Takim i madh me Steffin sot !!!! Ka qenë një kërkim i denjë dhe një kënaqësi e vërtetë! Faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Bartra në profilin e tij në ‘Facebook’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori