LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Nuk do të kemi probleme me pagën e Messit, ai nuk përzihet në blerjet e reja që do të vijnë në klub

Bartomeu: Nuk do të kemi probleme me pagën e Messit, ai nuk përzihet në blerjet e reja që do të vijnë në klub
Bartomeu

Lionel Messi rinovoi kontratën me Barcelonën, akord që u shoqërua edhe me një pagë të majme.

Sipas asaj që publikohet në media, argjentinasi do të përfitojë një shumë prej 565 mijë eurosh në javë, e nuk janë të paktë ata që mendojnë se një shpenzim i tillë mund ta shkatërrojë Barcelonën.

Një hipotezë kjo, që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu.

“E gjithë kjo histori nisi disa muaj më parë, kur i kërkova babait të Messit, Jorge, të nisnim bisedimet”, tha Bartomeu në një intervistë për të përditshmen “Mundo Deportivo”, transmeton tch.

“Të gjithë e dinim që Leo përjetoi momente jo të mira vitin e kaluar, për shkak të hetimeve për evazion fiskal. Pritëm sa të vendosej një ekuilibër dhe, kur i thashë të atit për bisedime, ai më tha se duhej të flisja me vet futbollistin, i cili konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar me ne”.

“Nuk mund të them sesa i kushton klubit Messi, por ai është lojtari më i mirë në botë, sepse askush nuk i jep skuadrës atë që jep ai”, u shpreh më tej Bartomeu.

Sipas Bartomeut, Barcelona është në gjendje që të përballojë shifra të tilla pagash, edhe pse janë më të larta nga sa është rekomanduar, ndërkohë që përgënjeshtroi zërat për një përfshirje të argjentinasit në afatin kalimtar, duke kërkuar blerje të futbollistëve të caktuar./TCH/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori