LAJMI I FUNDIT:

“Barcelona do tronditej me eksploziv”, sulme të mëdha ishin planifikuar

“Barcelona do tronditej me eksploziv”, sulme të mëdha ishin planifikuar

Autorët e dyshuar për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils kishin planifikuar kryerjen e sulmeve shumë më të mëdha se ato që ndodhën, thotë policia spanjolle.

Shefi i policisë së Katalonjës tha se shpërthimet në një qytet në jug të Barcelonës të mërkurën privuan atentatorët nga përdorimi i bombave vetëvrasëse, duke i detyruar të kryejnë sulme më të thjeshta, përplasjen e turmave me automjete.

Policia është në kërkim të shoferit të furgonit që la 14 të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur në Las Ramblas dje pasdite.

Rreth 70 milje larg qytetit bregdetar të Cambrils, pesë terroristë të veshur me rripa të rremë vetëvrasës u vranë nga policia herët të premten pasi sulmuan këmbësorët me një makinë në një sulm të dytë, transmeton oranews.

Një civile femër vdiq dhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë një oficer policie, u plagosën.

Policia tha se personat e vrarë në Cambrils ishin të lidhur me sulmin e Barcelonës, të cilën grupi i Shtetit Islamik, ISIS, e mori përsipër.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy dënoi atë që ai e quajti “sulm xhihadist” në Barcelonë. Ai ka njoftuar tre ditë zie kombëtare.

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori