LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pas dyshes së talentuar nga Ligue 1

Barcelona pas dyshes së talentuar nga Ligue 1

Barcelona është duke menduar për përforcime në kampionatin francez, Ligue 1.

Sipas gazetës spanjolle, Sport, gjiganti katalunas është duke menduar për transferime në repartin e mbrojtjes dhe mesfushës gjatë afatit kalimtar veror.


Barcelona synon transferimin e Dahoudit
Lexo po ashtu Barcelona synon transferimin e Dahoudit

Futbollistët që kanë rënë në radarin e gjiganti katalunas i përkasin njëri skuadrës së Monacos dhe tjetri asaj të Marseilles.

I pari është 19-vjeçari Maxime Lopez, i cili luan si mesfushor dhe shihet si zëvendësues i Andres Iniestas dhe Ivan Rakiticit.

Mesfushori i Marseille, 19-vjeçari Lopez

Ndërsa, i dyti është 24-vjeçari Djibril Sidibe, që luan si mbrojtësi krahu dhe shihet si zëvendësim i Dani Alvesit të larguar, pasi Barca po çalon në atë pozitë që nga largimi i tij. /Telegrafi/

Sidibe është mbrojtësi më i mirë i djathtë në Ligue 1