LAJMI I FUNDIT:

Barça udhëton në Atletico me fitore, edhe një herë shpëtimtar Messi (Video)

Barça udhëton në Atletico me fitore, edhe një herë shpëtimtar Messi (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Leganes në La Liga me rezultat 2-1.

Ishte një fitore e merituar për vendasit, por shumë e vështirë.


Barça e filloi këtë takim në mënyrën më të mirë të mundshme, ata shënuan në minutën e katërt me anë të Lionel Messit pas asistimit të Luis Suarez.

Mysafirët rrezikuan me anë të Nabil El Zhar (18’), ndërsa pas pak minutash Messi edhe një herë iu afrua golit, por portieri Iago Herrerin bëri një pritje të bukur dhe kjo ishte e gjitha nga pjesa e parë, e cila përfundoi me rezultat 1-0.

Shansi i parë serioz në 45 minutat e dytë erdhi nga Rafinha (69’), por edhe një herë portieri i mysafirëve bëri mrekullinë.

Dhe siç e thotë rregulli i pashkruar në futboll ‘kur nuk shënon, pëson’, erdhi dhe goli nga Leandes, i shënuar nga Unai Lopez (71′).

Vendasit provuan të rikthejnë epërsinë në minutat e mbetur, por për golin e fitores u nevojit të priret deri në minutën e 89-të kur Messi shënoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 51 pikë, një pikë më pak se Real Madrdi në vendin e parë, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.

Leganes vazhdon në pozitën e 17-të me 18 pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori