LAJMI I FUNDIT:

Banorët lokalë nuk lejojnë deponimin e mbeturinave në Rusino

Banorët lokalë nuk lejojnë deponimin e mbeturinave në Rusino

Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes nga ana e ndërmarrjeve komunale të rajonit të Pollogut, banorë të nëntë fshatrave të komunës së Gostivarit paralajmëruan se nuk do të lejojnë transportimin dhe ngarkimin e mbeturinave komunale në deponinë Rusino, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata apeluan deri te shërbimet kompetente të mos dërgojnë kamionët me mbeturina pasi nuk do t’u lejohet qasja deri te deponia Rusino pasi që prej mbrëmë kanë filluar me bllokada të rrugëve lokale drejt deponisë dhe në disa raste janë krijuar momente të tensionuara pas çka është ftuar edhe policia.

“Edhe pas një viti nga nënshkrimi i marrëveshjes, nuk janë plotësuar pjesa më e madhe e obligimeve në marrëveshje dhe nga kamionët që transportojnë mbeturinat derdhen ujëra të zeza, mbeturinat derdhen nëpër rrugë. Popullata e nëntë bashkësive lokale është e revoltuar dhe nuk do të tolerojë vazhdimin e kësaj situate”, ka thënë Kryetari i bashkësisë lokale Banjica e Poshtme, Nasir Hasipi.

Nga komuna e Gostivarit shprehen se janë pranë qytetarëve të saj në kërkesat e tyre për respektim të plotë të pikave të marrëveshjes së nënshkruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori