LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Zharrëzës mbërrijnë në Tiranë, nisin protestën para Ministrisë së Energjetikës

Banorët e Zharrëzës mbërrijnë në Tiranë, nisin protestën para Ministrisë së Energjetikës

Banorët e Zharrëzës kanë mbërritur në Tiranë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të lodhshëm. Ashtu siç kishin paralajmëruar, ata nisën protestën para Ministrisë së Energjetikës.

Protestës së tyre iu bashkuan edhe protestues të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka kërkuar sot protestuesve që të zgjedhin një përfaqësi, e cila do të pritet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe zv. ministri i MEI, Ilir Bejtja.


Banorët e Zharrëzës u nisën më 22 shkurt drejt Tiranës, në këmbë, për plotësimin e kërkesave të tyre.