LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Vranishtës së Dragashit kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit (Video)

Banorët e Vranishtës së Dragashit kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit (Video)

I madh e i vogël dolën në protestë. Me këtë protestë banorët e Vranishtës së Dragashit po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Brod që nisi një javë më parë, njofton Klan Kosova.

Ndonëse kishin dëgjuar se në fshatin e tyre do të nis të ndërtohet hidrocentrali, ata askush nuk i kishte informuar e as pyetur rreth kësaj pune.


Një banor po pretendon se po i shfrytëzohet prona pa pëlqimin e tij. Ndërkaq, përfaqësuesi i fshatit thotë se për këtë zonë kishte plane të tjera.