LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Jetës së Re të Lipjanit tash janë rehat me rrymën

Banorët e Jetës së Re të Lipjanit tash janë rehat me rrymën

Fokus i investimeve nga KEDS ka qenë edhe fshati Jeta e Re në komunën e Lipjanit. 230 familje në këtë fshat tash janë bërë rehat me rrymën. Problemet me shtyllat e vjetra dhe tensionin e dobët, tashmë i takojnë të kaluarës.

Projektet investive të KEDS-it të zbatuara në këtë anë, ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë rajon.

Sipas planit KEDS-i ka përfunduar punimet në fshat, duke implementuar 140 shtylla të tensionit të ulët, 40 shtylla të tensionit të mesëm, 6300m rrjet i tensionit të ulët dhe 1200m rrjet të tensionit të mesëm.

Me rritjen e popullsisë në këtë fshat, janë në rritur edhe nevojat për shtimin e kapaciteteve të reja energjetike. KEDS ka bërë këtë të mundur dhe banorët thonë se tani jetën më të lehtë.

“Një shi që binte, telat i binin për tokë dhe rryma u nalke. Edhe kur kishim rrymë u kanë shumë e dobtë, e u deshke me prit 5-6 orë me u nxe bojleri. S’ na rehatojke kurrë. Tash 100 mijë hise është më mirë dhe na po jetojmë më mirë”, ka thënë Mejreme Golloreni nga ky fshat.

Nga rrjeti i ri energjetik që ka implementuar KEDS-i, në fshat kanë përfituar edhe bizneset që zhvillojnë veprimtarinë këtu.

“Kjo është e mirëseardhur. Kemi qenë katastrofë. Telat e tensionit të lartë na kalonin përmbi fabrikë. Tash na i kanë largu dhe ndjehemi më rehat. Makinat e punës kanë qenë të rrezikuara kur punonin me rrymë njëfazore. Tash më nuk kemi probleme”, ka thënë Nexhmedin Krasniqi, pronar i fabrikës për dyer dhe dritare “Dugi” në fshat.

Në kuadër të planit zhvillimor KEDS parasheh eliminimin e të gjitha lokaliteteve me rënie të tensionit në tërë territorin e vendit, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit në bazë të kërkesave të popullatës dhe ekonomisë. /Telegrafi/