Bankat komerciale në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kanë arritur ta krijojnë një profit të pastër prej hiç më pak se 45,6 milionë eurosh e ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak bankat kanë rritur profitin neto për 7.9 milionë euro.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se gjatë 6-mujorit të parë të hyrat e bankave në Kosovë kanë qenë 119.7 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kanë qenë 113,7 milionë euro.
Sivjet sipas raportit të BQK-së shihet se të hyrat nga interesi kanë arritur në 86.8 milionë euro, derisa shpenzimet kanë arritur në 74.1 milionë euro, ku nga kjo shumë 8.4 milionë euro janë shpenzime të interesit derisa 50.6 milionë euro janë shpenzime administrative, shkruan Zëri.
Gjatë kësaj periudhe kohore sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e kredive është rritur për 10% duke arritur në 2.3 miliardë euro, derisa vlera e depozitave është rritur për 7.2 për qind duke arritur në 2.8 miliardë euro.
Gjatë kësaj periudhe kohore, gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se norma mesatare e interesit në kredi ka rënë në 6.8 për qind e ku për ekonomi familjare norma mesatare është 7.1 për qind, derisa për ndërmarrje 6.6 për qind.
Po ashtu edhe norma e interesit në depozita ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm në 1.1 për qind e ku për ekonomi familjare ajo është 0.9 për qind, derisa për ndërmarrje është 1.7 për qind.
Sipas të dhënave të BQK-së, 88.3 për qind e pronësisë së sektorit bankar është e huaj, derisa pjesa tjetër prej 11.7 për qind u përket biznesmenëve vendorë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel