LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomike dhuron donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve (Foto)

Banka Ekonomike dhuron donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve (Foto)

Banka Ekonomike, gjatë organizimit të mbrëmjes për mbledhje të fondeve “Unë jap shpresë”, të organizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, ka dhuruar donacion për pakon “DUA TË JEM LIDER”.

Kjo do t’i mbulon shpenzimet njëvjeçare të edukimit për 14 të rinj pa përkujdesje prindërore.


Gjithashtu edhe pakon “UNË KAM FAMILJE” i cili mbulon shpenzimet 1 vjeçare të ushqimit dhe shpenzimet higjienike, për një të ri pa përkujdesje prindërore.

Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë.

Banka Ekonomike
Mendon për ty!