LAJMI I FUNDIT:

Banesën e vogël askush nuk deshi ta merr me qira, për disa arsye të çuditshme (Foto)

Banesën e vogël askush nuk deshi ta merr me qira, për disa arsye të çuditshme (Foto)

Për të marrë me qira këtë banesë që ndodhet në qendër të Londrës, duhet të paguhet nga 600 euro në muaj, që është çmim normal për një vend të tillë.

Mirëpo, askush nuk është i interesuar për këtë vend, që nuk i plotëson as kushtet themelore të jetës, transmeton Telegrafi.


Banesa njëdhomëshe me të gjitha gjërat në një vend

Është e pastër dhe e mobiluar, madje nuk mungon as lavamani, shporeti, kompjuteri dhe shtrati i gjerë. Por, gjëja themelore që i duhet çdo ambienti banimi, që është guaska e tualetit, nuk ndodhet askund.

Banja që nuk ka derë,  është improvizuar me një vaskë të sheshtë, ndërsa ka perde që uji të mos dalë jashtë.

Banja e vogël dhe pa guaskë tualeti

Shtrati është aq i madh, sa që pengon lëvizjen, larjen e enëve dhe përgatitjen e ushqimit.

Po që se shikohet ana praktike, këtu duhet të qëndrohet vetëm shtrirë, sepse nuk ka vend të përshtatshëm për tu ulur. Në fakt është një dhomë e gjumit, me banje dhe kuzhinë në të.

Shtrati i gjumit pranë lavamanit, shporetit dhe frigoriferit

“E përkryer për mua, vetëm të rrija shtrirë dhe të përgatis ushqim derisa jam në shtrat. Madje, aty do të ri dhe të shikoj si piqet”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/