LAJMI I FUNDIT:

Baner ofendues për Kosovën në një ndeshje të EuroLeague (Foto/Video)

Baner ofendues për Kosovën në një ndeshje të EuroLeague (Foto/Video)

Një video e publikuar në YouTube nga një tifoz i Crvena Zvezdës, tregon praninë e një baneri të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e basketbollit ndërmjet klubit grek Olympiacos CFP dhe Real Madridit.

Tashmë njihet miqësitë e tifozëve grekë me ata serbë dhe diçka e tillë nuk është e papritshme, por prania e një mbishkrimi të tillë ofendues në një garë të EuroLeague natyrisht se është për t’u kritikuar.


Mbishkrimi ofendues (YouTube)

Krahas shpalosjes së banerit, tifozët gjatë përballjes kanë bërë kore të ëndrrës së shuar sllave.

Ndoshta kjo ishte ngushëllim për humbjen që pësuan nga Real Madridi në terren të vet me rezultat 73-79. /Telegrafi/