LAJMI I FUNDIT:

Balotelli nuk është në shitje

Balotelli nuk është në shitje

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, nuk planifikon ta shesë sulmuesin Mario Balotelli, përkundër paraqitjeve të tij të dobëta në ndeshjet e fundit, e sidomos në derbin ndaj Manchester Unitedit.

Pas derbit lokal, strategu italian e kritikoi 22-vjeçarin, ndërsa mediat menjëherë spekuluan se ai mund të kalojë te Milani në janar.

“Balotelli është lojtar shumë kualitativ dhe nuk është në shitje”.


“Atëherë kur të fokusohet në punën e tij – që shpresoj të ndodhë së shpejti – ai do të jetë i vërteti”, citon The Sun fjalët e Mancinit. /Telegrafi/