LAJMI I FUNDIT:

Balotelli: E kam ditur se do të vij te Milani

Balotelli: E kam ditur se do të vij te Milani

Ish-sulmuesi i Manchtester Citut, Mario Balotelli, është i ngazëllyer me kalimin e tij te Milani.

"Sapo më erdhi shansi, vrapova drejt Milanit. Kam dashur të luaj këtu për një kohë të gjatë, por isha në klube të tjera, andaj nuk e kisha këtë mundësi”.

“Gazetat flasin, por unë e dija se do të luaj për Milanin. Fillimi i këtij sezoni ishte negativ, por me këtë fanellë do t’ia dal më mirë”.


“Kam marrë disa vendime të rëndësishme, andaj shpresoj se këto t’i shërbejnë Milanit dhe të më shërbejnë edhe mua. Vetëm dua tifozët të më duan dhe që unë ta shpaguaj dashurinë e tyre…”, ka thënë Balotelli për Milan Channel. /Telegrafi/