LAJMI I FUNDIT:

Balotelli bën gati valixhet për Itali?

Balotelli bën gati valixhet për Itali?

Mario Balotelli do të kthehet në qytetin e Milanos. Kjo është e sigurt në rast se shfletojmë tabloidin anglez The Sun, që raporton se sulmuesi italian ka bërë gati valixhet.

Tabloidi britanik, The Sun, ka bërë të ditur se Mario Balotelli ka njoftuar pronarët e shtëpisë që kishte me qera në qytetin e Manchesterit se do të largohet dhe madje i ka bërë gati valixhet.

Sipas pronarëve të shtëpsië të cilët i citon tabloidi, Balotelli u ka thënë se do të kthehet në qytetin e Milanos, por nuk dihet se në cilin prej ekipeve, Interin apo Milanin.


Kujtojmë se Interi ka një klauzolë favorizuese për Mario Balotellin, por edhe Milani është shumë i interesuar për shërbimet e tij, ndërsa mbetet të shihet se ku do të kalojë futbollisti më problematik në botë. /Telegrafi/